E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës: Një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë përdor drogë

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço i ftuar në studion e nje emisioni televiziv, tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare.

Sipas tij ‘është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç’, sepse sipas tij ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë.

Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, ‘edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor drogë, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt. Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit, por nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile’, tha Karamuço.

Sipas tij deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit, megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike, por tani kemi arritur në një nivel më të lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑