E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

‘Eagle-sat’ shqiptarë në NASA, krijojnë aplikacionin që ndjek krateret e Hënës

Pesë gjimnazistë shqiptar nga shkolla “Zef Lush Marku” janë fitues të garës “NASA Space App Challenge” me aplikacionin e krijuar brenda tre ditëve për ndjekjen e kratereve në hënë. Aplikacionin e kanë krijuar me ndihmën e të dhënave nga NASA që mblidhen nga instrumentet e vendosura nga astronautët gjatë misioneve Apollo.

“Ky është aplikacioni jonë që kemi krijuar. Moonquakes.earth, me domain. Është një aplikacion që shfaqë tërmetet që kanë ndodhur në hënë dhe me një klikim, siç mund ti shihni këto sferat e vogla, me një klikim, mund të marrim informata për tërmetet që kanë ndodhur, vitin p.sh 1975, latitude 29, longitude -98 e të tjerë. Modeli i hënës është 3D dhe e kemi krijuar gjithë vetë”, thotë Andi Ganiu, gjimnazist

Sa kohë ju është dashur që ta krijoni aplikacionin?

Afërsisht rreth tre ditë.

Përse mendoni se keni qenë të veçantë për të fituar këtë garë?

“Sepse të gjithë ekipet e tjera kishin ide dhe teori, ndërsa ne idenë e kishim që në fillim dhe e zbatuam. Kur dolëm në prezantimin e projektit dolëm me projekt konkret dhe projekt të mbaruar”, thotë gjimnazisti.

Andi Ganiu, Jasir Idrizi, Krenar Ahmeti, Dijar Selami dhe Endrit Shaqiri garuan me 32 ekipe dhe shpërblimi për ta është vizita në selinë e NASA-s në Amerikë.

Krenar Ahmeti, gjimnazist

“Nuk dihet kur do të shkojmë në NASA por maksimumi do jetë deri në shkurt. Vizita ka një vlerë shumë të madhe, sidomos për mua. Kjo pasi gjithmonë, prej kur kam qenë fëmijë e kam pasur ëndërr që ta vizitoj NASA Kennedy Space Center dhe të shikoj një raketë kur të niset”, shprehet Krenar Ahmeti, gjimnazist.

Krenar Ahmeti vlerëson se shteti nuk i ndihmon nxënësit e talentuar dhe shumë prej tyre nuk vazhdojnë të kultivojnë talentin për shkak të mungesës së financave dhe ndihmës institucionale.

Fituesi tjetër i NASA Space App Challenge pasi komisioni tetë anëtarësh ka votuar në mënyrë të barabartë për dy ekipe, është ekipi me nxënës maqedonas AERTH i cili ka krijuar një zgjidhje me të cilën përdoruesit mund ta ndjekin por edhe të parashikojnë lëvizjen e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe të mësojnë lidhur me forcat që ndikojnë në trajektoren e tij duke përdorur njohuri të matematikës, mekanikës orbitale, fizikës dhe programimit./EuronewsAlbania

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑