Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën e noteres Anila Haxhiu. Një qytetar ka shkuar atje, për të bërë një leje kalimi për fëmijën, për ta shoqëruar jashtë shtetit, pasi e ëma ndodhet në Rimini në Itali.Fillimisht sekretarja e saj tregon, rrugën ligjore, për një leje kalimi për fëmijën. Pasi qytetari shpjegon, se e ëma e fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri, sekretarja na drejton tek noterja Anila Haxhiu. Kjo e fundit, e drejton qytetarin tek bashkëshorti i saj, Ilirjan Ymeri.Ilirjani kërkon 550 euro nënë dorë për leje kalimin e fëmijës, por personi në Itali duhet të firmosë në 4 fleta bosh në mënyrë, që prokura të bëhet.Ilirjani flet me një person dhe udhëzon qytetarin, se në cilin sportel të hyjë nën emrin e tij, të gjithcka të kalojë qetë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]