E rëndë në Librazhd, rrihet brutalisht gruaja pas konfliktit për ujin e pijshëm

Një ngjare e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Librazhd.

Një grua është dhunuar në fshatin Xhyrë të njësisë Administrative Hotolisht.

Bëhet fjalë për shtetasen V. M nga Xhyra e cila është goditur me sende të forta.

Pas plagëve të marra, gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.F.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për ujin e pijshëm.

Të Fundit