Vizatimi i 12-vjeçares ruse bëhet shkak hetimi, babai përfundon në arrest shtëpie

Vizatimi i një vajze 12 vjeçe nga Rusia është bërë shkak për të nisur hetime mbi babain e saj i cili tashmë rrezikon të burgoset. Në vizatimin e kësaj vogëlusheje pasqyrohej lufta mes Rusisë e Ukrainës.

Në vizatim duket një flamur i Ukrainës me mbishkrimin “Lavdi Ukrainës”, një flamur rus ku shkruhet “Jo luftës”, disa raketa që fluturojnë nga Rusia drejt Ukrainës dhe në qendër një vajzë e vogël me nënën përdore të cilat duket sikur po sfidojnë raketat.

Pasi panë vizatimin e vajzës, në shkollë u thirr policia, ndërsa babai i saj, i cili është një prind i vetëm u vu nën hetim. Policia hetoi rrjetet sociale të Alexeit, babait të 12- vjeçares dhe atij ju tha se po e rriste vajzën në një mënyrë të keqe.

Për një postim kundër luftës në mediat sociale, Alexei u gjobit me 32,000 rubla, për diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Pak javë më parë ndaj tij u hap një çështje penale sërish shkak u bënë postimet kundër luftës formuan bazën për akuzat për diskreditim.

Këtë herë Alexei përballet me një dënim të mundshëm me burg. Alexei aktualisht është nën arrest shtëpiak në Yefremov. Vajza e tij Masha, tani për tani, është dërguar në shtëpinë e fëmijëve. Alexei nuk është lejuar as të flasë me të as në telefon.

Të Fundit