E rëndë në Greqi/ Vjehrri vret dhëndrin 39-vjeçar në sy të vajzës dhe nipit

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Athinë, ku një 39-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri përpara banesës, nga vjehrri. Ky i fundit, menjëherë pas krimit, i ka dhënë fund jetës.

E gjithë skena është parë nga ballkoni i banesës nga vajza dhe ish-gruaja e autorit, si dhe nipi i tij i mitur.

Referuar mediave greke, dyshohet se shkak për këtë krim është bërë divorci që autori kishte marrë nga gruaja e tij, e cila kohët e fundit kishte shkuar të jetonte në banesën e të bijës dhe dhëndrit, që mbeti viktimë.

Autori kishte udhëtuar nga Selaniku drejt Athinës, ku pasi kishte pritur disa minuta jashtë derës, në momentin kur dhëndri kishte dalë për të dërguar në kopsht të birin, e ka qëlluar atë më armë.

“Stelio, futu brenda, do të të vrasë”, ka bërtitur e shoqja e tij, pasi ka parë të atin me armë, por çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt.

Skenën e tmerrit e ka parë edhe vogëlushi i çiftit, i cili i ka thënë të ëmës se një ‘burri i keq, i vrau babanë

Të Fundit