Policia: Shpërthimi në Lushnjë nga vinçi që preku tensionin e lartë, 8 të plagosur dhe 1 i vdekur

Policia ka dhënë një informacion zyrtar lidhur me shpërthimin e sotëm në një magazinë në qytetin e Lushnjes.

Sipas policisë, rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë, mes tyre dhe deputeti Bujar Çela., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

 

Të Fundit