E rëndë/ 13-vjeçarja lind fëmijën në banjon e pediatrisë, familjarët: Nuk e dinte se ishte shtatzënë

Një 13-vjeçare është bërë nënën për herë të parë në Greqi. E mitura ka shkuar në spital pasi kishte dhimbje barku, ndërsa nuk ishte në dijeni që priste një fëmijë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se e mitura ishte dërguar në spital nga prindërit e saj me dhimbje të forta barku, të cilat u cilësuan nga mjeku si probleme me kapsllëkun.

“Protothema” shkuan se mjeku i dha të miturës një medikament për t’u qetësuar, por kur kuptuan që ajo nuk po dite nga tualeti i pediatrisë, shkuan për ta kontrolluar  dhe gjetën më pas dhe foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës të varur.

Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore bashkë më foshnjën e saj.

Mediat greke shkruajnë se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog , për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet.

Ndërkohë, të afërmit e të miturës kanë deklaruar se ajo po kalon një periudhë të vështirë, dhe e gjitha kjo ka qenë shokuese për të gjithë.

“Fëmija duhet të kuptojë se jeta e saj po ndryshon. Ajo është e tmerruar, por po monitorohet nga psikologët e fëmijëve. Imagjinoni një fëmijë të thotë se i dhemb barku dhe më në fund të lindë”, tha një i afërm i 13-vjeçares. “Jemi në shok pasi vajza e vogël kishte vizituar një pediatër gjatë shtatzënisë, por askush nuk e kishte kuptuar që ajo ishte shtatzënë”shtoi ai më pas.

“Kohët e fundit kishim vënë re se ajo kishte shtuar pak peshë por ia atribuonim kilogramëve të tepërt adoleshent”, tha një i afërm i vajzës.

Sipas Mega-s, e mitura u ka treguar psikologëve të fëmijës se babai i vogëlushit është shok klase i saj, por të afërmit e saj theksojnë se nuk dinë asgjë.

Të Fundit