Dhuna ekstreme/ S’kishte veshur hixhabin, policia iraniane arreston dhe bën për spital një vajzë të mitur

Një 16-vjeçare iraniane është arrestuar dhe dhunuar nga policia e Iranit për shkak se nuk kishte veshur hixhabin. E mitura është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Reuters.

Rasti i Armita Geravand ka ngritur shqetësime se 16-vjeçarja mund të ketë të njëjtin fat si 22-vjeçarja, Mahsa Amini, e cila vdiq vitin e kaluar nga dhuna e ushtruar nga policia e Iranit.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë mohuar pretendimet e grupeve të të drejtave se Geravand se është dhunuar për shkak të moszbatimit të ligjit për hixhabin.

Të Fundit