Ra nga çatia e një objekti ku po punonte, ndërron jetë 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptari është rrëzuar nga çatia e një objekti ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pyrgetos të Larisës.

Ndërkohë autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit