E pabesueshme, mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit – Stop
Bota, Të Gjitha

E pabesueshme, mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit

Kirurgët në Indi hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit. Sipas mediave të huaja, 32-vjeçari u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.

Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh. “Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana. Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor.

Familja e pacientit beson se ai ishte gëlltitur lugët ndërsa po trajtohej për varësinë nga droga në një klinikë lokale.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *