Në janar 2023 emisioni “Stop” ka ngritur alarmin për restaurimin e Kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë.Vecantia e Voskopojës janë kishat, por nga 22 të dikurshme, sot vetëm 8 janë funksionale. Për këtë problematikë, shkuam në Drejtorinë e Kulturës Kombtare Korcë dhe biseduam me drejtorin Edvis Koki, i cili tha, se projekti është miratuar, por është në fazë prokurimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.Drejtori tha në janar, se brenda muajit mars do të niste procesi i restaurimit të këtyre objekteve.Sipas informacioneve tona, rindërtimi i kishës, do të kërkonte një fond prej 3 milionë lekësh të reja. Në fakt ekzistojnë programet e rijetëzimit, për banesat monument kulture, por sipas drejtoreshës së komanduar, është hapur tani thirrja e dytë, është për persona dhe individë, që janë për pjesë banesash private. Për restaurimin e kësaj kishe 300 vjecare nuk ka fond dhe institucionet detyrohen të kërkojnë fond nga donatorë të huaj.Përpara 5 vitesh, në 2017-ën, ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha, se kishat e Voskopojës do të shpëtonin nga degradimi, pasi do të përfshiheshin në projektin e rindërtimit me vlerë 12 milionë lekë të reja. Por as në këtë projekt, nuk u përfshi kisha e Shën Mëhillit.Nga Drejtoria e Kulturës Kombëtare na thonë, se në këtë fond kanë qenë të përfshira vetëm 4 kisha.
- +355 67 220 8888
- [email protected]