E bleu në eBay për 12 mijë paundë, 64-vjeçari britanik nxjerr në shitje bunkerin e Luftës së Ftohtë

Ambienti i përgatitur për t’i bërë ballë sulmeve bërthamore është i pajisur me çanta trupi, maska gazi, si dhe një kuti telefonike dhe arrihet përmes një boshti rreth 4 metra të gjatë..

Më parë bunkeri ishte një MOD Royal Observer Post dhe u ndërtua në Legbourne, Lincolnshire , në 1959, ndërsa ndërtesa e vogël u ndërtua për të akomoduar tre vëzhgues në rast të një sulmi bërthamor, i furnizuar me ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për katërmbëdhjetë ditë dhe kishte një komunikim fiks dhe radio të përfshirë.

“Bunkeri është i sigurt, i thatë dhe në gjendjen e tij origjinale”, ka shkruar në listimin e tij për shitje në internet pronari 64-vjeçar i cili e bleu atë në eBay për 12,500 paundë.

Të Fundit