Dy Bukuroshet denoncojnë fqinjin në Berat: Na ka vënë tualetin te dera, nuk durohet era!

Në Berat, një konflikt mes fqinjësh, lidhet me një shtesë të përdorur si tualet, që ka sjellë ngushtim të hapësirës, lagështirë dhe erë të rëndë përreth banesave.Bukuroshe Guce, njëra prej denoncuesve, thotë, se prej kohësh përballet me pasojat e kësaj ndërhyrjeje. Sipas saj, përveç humbjes së hapësirës, erërat e këqija nga pusetat e hapura, e bëjnë të vështirë jetesën.Edhe Bukuroshe Topaj, një tjetër banore, konfirmon problemin me erën dhe lagështirën, duke u shprehur se, pavarësisht ankesave, deri tani nuk është marrë asnjë masë.Përballë ankesave është fqinji Vladimir, i cili thotë, se banesën dhe shtesën i ka blerë në këtë gjendje. Ai pretendon, se askush nuk është ankuar, kur është bërë investimi dhe premton, se brenda një muaji, do të ndërhyjë me shpenzimet e tij për të rregulluar pusetat.Ndërkohë, IMT Berat, në përgjigje të ankesës së banorëve, sqaron, se bëhet fjalë për një shtesë të vjetër dhe jo për një ndërtim të ri, ndaj nuk e konsideron objekt ndërhyrjeje administrative. Sipas institucionit, hapësira nuk është tërësisht publike, por hapësirë e përbashkët, që përdoret nga banorët e pallatit. Për zgjidhjen e konfliktit, qytetarët janë orientuar t’i drejtohen gjykatës.

Të Fundit