Xhoana Plaku jeton së bashku me nënën e saj, të dyja me probleme të theksuara shëndetësore. Ato jetonin në Shijak, në një shtëpi të vjetruar, por tërmeti i 26 Nëntorit ia shkatërroi plotësisht, duke e bërë të pamundur, për banim.Gjendja ekonomike e tyre është shumë e vështirë. Xhoana është është 36 vjece dhe kujdeset për të ëmën 66 vjecare, e cila është me aftësi të kufizuara dhe ka probleme me shikimin. Vetë Xhoana ka probleme me zemrën dhe i ështe nënshtruar disa operacioneve.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” u sensibilizuan për këtë rast dhe i siguruan familjes Plaku një shtëpi të re në Durrës me të gjitha kushtet.
- +355 67 220 8888
- [email protected]