“Duhet të vlerësohet stabiliteti mendor i presidentit dhe kryeministrit”, Ralf Gjoni: Po kalojnë çrregullime hormonale

Deputeti Ralf Gjoni, ka folur ditën e sotme në seancën plenare për nismën e shkakrimit të Presidentit Meta, teksa e ka konsideruar si histori mes dy shokëve që po kalojnë çrregullime hormonale.

Ndër të tjera Gjoni theksoi nga foltorja e Kuvendit se problemi në fjalë zgjidhet me ngjala në Lalëz, duke shtuar se parlamenti i shtatorit duhet të vendosë për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Ky është shkarkimi i dytë i presidentit Meta. Për shkak të rolit që kam pasur, nuk rri dot pa thënë dy fjalë. Kjo quhet andropauzë. Kjo është historia e dy shokëve që po kalojnë çrregullime hormonale. Duhet të vlerësohet stabiliteti mendor i këtyre njerëzve, që kanë uzuaruar postin e presidentit dhe kryeministrit. Është e qartë se Meta ka dalë nga binarët. Meta kishte sjellje të çuditshme presidenciale.

Marrëdhënia mes këtyre dy çunave socialistë rregullohet me darkë të thjeshtë ngjalash, mjaftojnë ngjalat e raporti rregullohet. Të hanë shushi mendoj. Nuk na takon neve që të shkarkojmë presidentin. Nuk kemi ne legjitimitetin për të shkarkuar Metën. Parlamenti i shtatorit të shkarkojë presidentin. Kjo sepse kur shkarkohet presidenti, duhet menduar kush do të jetë kreu i ri i shtetit. Nuk ka ligj të mirfilltë për shkarkim të presidentit. Nuk është në Kushtetutë që presidenti duhet të jetë i qetë, debatet s’kanë kuptim”, u shpreh Gjoni.

Ralf Gjoni vlerësoi se koha e politikanëve të vjetër duhet të marrë fund.

“Edi Rama, Sali Berisha e Ilir Meta i kanë rregulluar fëmijët e tyre. Shumë prej nesh duhet të punojmë shumë që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk mund të jetë e pranueshme më sjellja prej gangsteri e politikanëve të vjetër, që i kanë çarë … shqiptarëve”, deklaroi Gjoni.

Të Fundit