“Duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, s’ka kuptim fushata”, Rama komentuesit: Mos qa hallin e shtetit! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, s’ka kuptim fushata”, Rama komentuesit: Mos qa hallin e shtetit!

TIRANË

Çështja e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror që solli dhe pezullimin e fluturimeve ka marrë vëmendjen kryesore të opinionit publik dhe politikës. Kryeministri Edi Rama është pyetur dhe ngacmuar për këtë çështje dhe nga komentuesit e ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Teksa poston foto nga turi i tij në Tepelën, një komentues i shkruan kryeministrit se duhet të ishte në Rinas dhe se shteti ka rënë, ndaj nuk ka kuptim që vazhdon fushatën. Nga ana tjetër Rama i sugjeron të rrijë dhe të shohë.

Komentues: Tani duhet të ishe në Rinas jo në Tepelenë, shteti ka rënë s’ka kuptim që vazhdon fushatën dhe nuk merr masa për këtë që ndodhi, është rënia e shtetit.
Edi Rama:…mos qa hallin e shtetit ti se nuk bie shteti jo! Rri e shiko!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *