Dua Lipa në Tiranë, Rama publikon foton: Brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur e modeste – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Dua Lipa në Tiranë, Rama publikon foton: Brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur e modeste

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Tiranë, ku pritet të zhvillojë një koncert.

Gjatë vizitës së saj në kryeqytetin shqiptar, Dua është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka publikuar një foto krah këngëtares me origjinë shqiptare, ku shkruan se “brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste”.

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️”, shkruan Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *