Drejtoi qarkun e Tiranës, Agron Shehaj braktis Kuvendin Kombëtar të PD-së

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Agron Shehaj është larguar nga salla e pallatit të Kongreseve, ku selia blu po zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar.

Ndonëse ishte drejtues politik në Tiranë, Shehaj nuk ka mbajtur fjalën e tij në kohën kur drejtuesit e tjerë të qarqeve po analizojnë shkaqet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, Shehaj nuk ka qenë pjesë e listës së personave që do të flasin ditën e sotme në Kuvendin e PD-së.

Kujtojmë se Agron Shehaj ishte një nga kandidatët që garoi përballë Bashës në zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike.

Ndërkohë që këtë të shtunë 1500 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike do të mblidhen për të votuar Këshillin e ri Kombëtar të selisë blu. Mes 600 emrave të propozuar në kryesi nga Lulzim Basha, kuvendi do të përcaktojë me votë 300 anëtarët e rinj të kësaj strukture të PD që do të përzgjedhë më pas edhe Kryesinë re.

Të Fundit