Dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ mbërrijnë sot në darkë, Rama: Janë më pak nga sa ishin planifikuar

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS-së deklaroi se dozat e para të vaksinës nga kontrata me kompaninë “Pfizer” pritet të vijnë sot në darkë në Shqipëri.

Rama theksoi se autoritetet shqiptare janë edhe shumë afër një marrëveshjeve përfundimtare me kompaninë Astrazeneca për sigurimin e vaksinës anti-COVID.

“Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer do të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmimit të fundit dozat e para mbërrijnë sot në darkë dhe do të vazhdojnë me faza dhe jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare me AstraZeneca. Po vazhdojmë kontaktet tona me disa vende, janë 3 shtete me të cilat ne vazhdojmë kontakte dhe jemi në rrugë të mbarë”, tha kreu i qeverisë.

Rama nënvizoi se do të vijnë më pak nga sa ishin planifikuar.

“Nuk e kam tani në këtë moment, se dua të jap shifër të saktë, sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Muaji shkurt do të jetë një muaj me qartësi mbi gjithë procesin. Sot do të vijnë doza më pak sesa ato që ishin angazhuar, por sidoqoftë e rëndësishme është që fillon vaksinimi i dytë”, u shpreh ai.

Të Fundit