Shqipëria, e para në Europë për vdekjet nga COVID në nëntor-dhjetor/ Meta: Ka dështuar prioriteti kryesor, mbrojtja e jetëve njerëzore.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me raportin e publikuar nga EUROSTAT për vdekjet nga pandemia e koronavirusit.

Kreu i shtetit theksoi se në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID per muajt nentor-dhjetor. Sipas Metës, ky fakt tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.

REAGIMI I METËS
Në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor.
Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.

Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.
COVID-19 nuk po ndalet!
Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të!
Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve!
Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët.

TABELA 1: Numri i jetëve të humbura gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, ku rezulton se për muajt nëntor-dhjetor 2020 rritja ka qenë me +111%

TABELA 2: Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT, sipas të cilave asnjë shtet i BE nuk rezulton për vitin 2020 të ketë patur një rritje të numrit të jetëve të humbura me mbi 100

%

Të Fundit