Ku do kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit? Rama: Vlorën nuk e lë, por i kam një borxh…

Kryeministri Edi Rama ka përmendur sot emrat e dy qyteteve në të cilat mund të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

I pyetur nga mediat nëse e ka vendosur apo jo se ku do të kandidojë, Rama u shpreh i sigurt që Vlorën, ku edhe aktualisht është deputet, nuk e lë, por la të kuptohej se mund të kandidojë edhe në Durrës.

“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurtë që unë Vlorën nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, u shpreh Rama.

Të Fundit