“Do t’ja shesi armen dikujt tjeter” komisariati nuk i kthen armen e gjahut. – Stop
KLIPET

“Do t’ja shesi armen dikujt tjeter” komisariati nuk i kthen armen e gjahut.

Selim Cerpja denoncon në Stop, se ka që në vitin 2017, që përmes dy vendimeve të formës së prerë dhe një urdhri ezekutimi nga Prokurori, duhet t’i kthejnë armën e gjahut, por kjo nuk ka ndodhur. Armën ia ka bllokuar Komisariati i Kamzës në vitin 2015. Selimi i thotë, se i nxjerrin si pretekst nga komisariati, faktin se i është hequr leja e gjahut nga komisioni. Por ky vendim Selimit nuk i është bërë me dije.Vec kësaj Gjykata dhe Prokurori është më lart se një urdhër komisioni policie.Nëpëmjet kameras së fshehtë Selim Cerpja takon shefin e komisariatit Kamëz, të cilin e pyet, se pse ka që nga 2017-ta, që nuk i kthehet arma e gjahut. Ky i fundit përgjigjet, se nuk e njeh gjykatën, por urdhrin e komisionit, që i hoqi lejen.Pas këtij ngërci, ne iu drejtuam SHCBA-së, institucionit, që kontrollon policinë,për të zgjidhur rastin zotit Selim Cerpja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *