E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg
Aktualitet

“Do të bëjmë realitet statusin e gazetarit”, Basha: Kush do i kërcënojë dhe dhunojë verbalisht do të përballet me sanksionet më të rënda!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në Vil Bashtovë të Kavajës, tha se pas 25 prillit, qeveria e re do të bëjë të mundur statusin e gazetarit, e cila shmang sipas tij, censurën dhe ushtrimin e pësonit ndaj tyre.

Ai tha gjithashtu, se ekipi i shëndetësisë pranë PD, është duke hartuar një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi, si dhe të bëjë të mundur ardhjen e barnave të certifikuara dhe cilësore.

“Ekipi ynë iu shëndetësisë po harton një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi. Këto familje nuk do i lëmë në baltë, sepse i la 8 vite Edi Rama. Mos harroni kurrë, dy muajt e karantinës që na dilte nga mëngjesi në darkë, prapë se prapë, ndihma që dha për Shqipërinë e goditur nga pandemia dhe ekonominë që pandemia e gjunjëzoi, ishte shumë më pak se ajo që dha Maqedonia. Më 25 prill, duke votuar numrin 9, pushteti do i kthehet qytetarëve. Rimbushim sipas diagnozës bën të mundur që të moshuarit të kenë barna cilësore dhe të kurohen me standard normale, e çliruar familjet shqiptare nga ankthi dhe borxhi i madh. Duhet të na vini në ndihmë që të bëjmë ndryshimin.

Partia Demokratike lindi si rezultat i fjalës së lirë, ne kemi një borxh të madh për të hartuar zërin e lirë. Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazuarit, ky satsus do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑