E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

“Do përfundosh në burg”, Ruçi-Gjuzit: “Sa Kujtim kam kaluar unë, je i fundit”

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur  ditën e sotme në seancën plenare  me deputetin Kujtim Gjuzi, pasi ky i fundit i tha se në detyrën e Kryetarit është deri më 25 prill.

Në kundërpërgjigje për Gjuzin, Ruçi tha se është deri me 8 shtator, jo me 25 prill dhe i kërkoi të tërheqë mbrapsht atë që tha.

Pjesë nga debati:

Kujtim Gjuzi: 5 milion lekë shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti.

Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë

Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë

Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit

Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha

Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.

Gramoz Ruçi: Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time.

Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në burg. Ja këtu do jemi

Gramoz Ruçi: Po more po! Akti normativ numër 4 Kujtim, për buxhetin e vitit, pa votën e kujtimit pro 83, kundër me votën e Kujtimit, 13 abstenim 3, miratohet

Më tej Ruçi vijon të ironizojë Kujtim Gjuzin duke i përmendur votën kundër.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑