Do iknin nga Shqipëria përmes Rinasit me teste antiCovid false, e ‘pësojnë’ 10 shkodranët. Si i zbuloi policia – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Do iknin nga Shqipëria përmes Rinasit me teste antiCovid false, e ‘pësojnë’ 10 shkodranët. Si i zbuloi policia

Dhjetë qytetarë nga Shkodra janë proceduar penalisht, pasi tentuan të largoheshin nga Shqipëria përmes aeroportit “Nënë Tereza” me teste RT-PCR të falsifikuar të Covid-19.

Nisur nga informacionet që policia kishte marrë “në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese”, dyshohej se persona të ndryshëm po përdornin teste false të COVID-19.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

“Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit me iniciale:

P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara”– thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *