E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër Përjashtimi i Spiropalit nga grupi i PS-së, reagon Marjana Koçeku: Tani do të të thonë dorëzo mandatin
Aktualitet

“Do iki për një kafe në Korfuz”, polaku vuri në alarm policinë duke përshkuar 7.5 milje me not. 74-vjeçari u gjet në…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e një dite më parë kur një polak i moshuar vuri në alarm të dy policitë në Sarandë, të Rendit dhe atë Kufitare, pasi ishte denoncuar i zhdukur në det.

Sipas shoqërueses së grupit të turistëve polakë, 29-vjeçares me inicialet D.R., i moshuari Zbibniw Kaczorowski, 74 vjeç, kishte veshur një palë këmbëza noti dhe rreth orës 10:30 të paradites së të hënës u hodh në det në Ksamil duke u shprehur: “Do shkoj për një kafe në Korfuz”.

Veprimi ndodhi rreth orës 10:30 të paradites të së hënës dhe denoncimi në polici u bë në orën 20:00 kur u konstatua se i moshuari nuk po kthehej. Menjëherë dy Komisariatet e Sarandës u vunë në alarm dhe nisën kërkimet nga deti dhe toka. Pas disa orësh kërkimi polaku 74-vjeçar Zbibniw Kaczorowski, u gjet i vetmuar në plazhin përballë ishullit Tongo, ose siç e quajnë ndryshe vendasit këtu “ Ishulli i Francezit”.

U gjet i ulur në rërë dhe i rraskapitur. Mesa duket “piloti i detit” kishte ngatërruar rrugë, duke kryer rreth 7.5 milje detare me not e duke ngelur sërish në tokën shqiptare, pra pak milje më shumë se distanca detare Ksamil-Korfuz, e nuk arriti dot ta pinte kafen aventure edhe pse përshkoi 7.5 milje me not. Falë ndihmës që iu dha nga forcat policore të Sarandës ai sot është në jetë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑