E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

Dita kundër Homofobisë, raporti: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse i përkasin LGBTI

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë komuniteti LGBTI manifestoi në Sheshin ‘Nënë Tereza’ me sloganin “vaksinimi kundër homofobisë është dashnia”.

“Është një ditë shumë e rëndësishëm për komunitetin LBGT plus, sepse personat e këtij komuniteti duan të tregojnë se janë pjesë e shoqërisë, mesazhi im është të jemi tolerantë për të gjithë atë që janë të dukshëm”, shprehet një aktivist.

“Edhe në kohë pandemie ne duhet të gjejmë hapësira për t’i manifestuar këto të drejta, sepse në shekullin e 21 ky komunitet mbetet i margjinalizuar”, thotë një tjetër.

Sipas një raporti 10-vjeçar të publikuar nga Ambasada PINK, rezulton se: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse do ta zbulonin se ai i përkiste komunitetit LGBTI dhe 1 në 3 persona LGBTI, është viktimë e dhunës fizike në familje.

“Përpos ndryshimeve, komuniteti vazhdon të vuajë nga diskriminimi I hapur. Komuniteti trans gjinor mbetet më i paragjykuari, më I diskriminuari dhe më i përjashtuari. Hiq Tiranën ku është e rehatshme të jesh gey, biseksual, trans gjinor pjesa jashtë Tiranës vazhdojnë të jenë qendra ku ka diskriminim”, thotë presidenti i Ambasadës PINK, Altin Hazizaj

Në mbështetje të këtij komuniteti në shpalosjen e flamurit shumëngjyrësh ishin edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga policia e shtetit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑