E Mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mbahet nga muret, por nga besimi. Pushteti në një dorë, arsyeja që “Flamingot” kanë dalë në shesh Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për pezullimin e afateve të paraburgimit “Jam e para grua që përjashtohem në 35 vite”, Spiropali: Ata që duhet të rrinë, ikin dhe ata që duhet të ikin, rrinë. E marr si dekoratë Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta Shqipëria pajiset me sistemet raketore HIMARS, ministri Nufi: Do të marrim sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore. Kemi marrëdhënie strategjike me SHBA Policia godet disa grupe që shisnin drogë, në shkollat e Shkodrës, sekuestrohet 1.6 kg kanabis, 13 të arrestuar STOP-EMISIONI 54(Sezoni 12) 24 Nentor 2026- “Money, this is not Police”, shtetasi i huaj perplaset nga makina e ngarkuar me dru Tentuan të grabisnin shtëpinë e Princit William dhe Kate Middleton, dy të arrestuarit shqiptarë Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: Mblidhen në Tiranë mbi 600 investitorë nga Europa e rajoni Spiropali reagon pas përjashtimit nga grupi i PS: Flasim nesër
Aktualitet

Dita e Rinisë, Berisha homazhe në Qytet Studenti për Azem Hajdarin

Partia Demokratike përkujtoi sot 8 dhjetorin, me rastin e Ditës së Rinisë. Kreu i selisë blu vendosi kurorë me lule në shtatoren e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari. Të pranishëm ishin edhe dy djemtë e Hajdarit, Kiri dhe Azemi, të cilët qëndruan krah Berishës në ceremoninë solemne, si dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të ndryshëm.

“Nderim përjetë Azem Hajdarit, studentëve liberatorë të dhjetorit ’90. Zoti e bekoftë rininë e Shqipërisë, misionin e saj”, tha Berisha në fjalën e tij.

Ai u shpreh se gjer në mëngjesin e 8 dhjetorit të vitit 1990 në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës së egër, e cila ndryshoi falë vendosmërisë së studentëve. Gjithsesi ai u ndal edhe te situata e sotme, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se mbron vjedhjet dhe se është armik i të rinjve.

“Ai sot është i pari kryeministër që mbron publikisht vjedhjet e tij dhe ministrave të tij., Sot më 8 dhjetor Rama vjen si armiku më i egër i të rinjve shqiptarë në tërë historinë tonë. Në 10 vitet e sundimit të tij plaçkitës dhe narkoregjim me politikat e tij përzuri nga Shqipëria rreth 700 mijë të rinj dhe të reja”, tha ai.

Sipas Berishës, “shpresa e vetme për të përmbysur regjimin Ramaduro është rinia shqiptare, është gjenerata Z, është gjenerata që ka bërë historinë në botë vitet e fundit”.

Në ceremoni foli edhe djali i Azem Hajdarit i cili mban të njëjtin emër me të. Azem Hajdari falenderoi të gjithë të pranishmit që mbajnë gjallë kujtimin e babait të tij dhe të gjithë heronjve të dhjetorit ‘90.

“Kujtojmë heronjtë e asaj kohe që ishte babai im, ju falenderoj që bëni pjesë këtu sot dhe mbajmë përherë kujtimin gjallë dhe ndjekim të njëjtat ideale jo për veten tanë për fëmijët tanë, për nipërit tanë, për mbesat tona, për shtetin tonë dhe për të ardhmen tonë që mendoj se do të jetë e sigurt nëse ne luftojmë”, tha djali i Azem Hajdarit.

Në fjalën e tij, kreu i të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, i bëri thirrje të rinjve që të zgjohen dhe të bëjnë atë që prindërit e tyre bënë 35 vite më parë. Ai bëri fajtor Edi Ramën për situatën në vend dhe tha se duhet largimi i tij.

“Nuk duhet të largohemi nga ky vend, dhe nuk duhet ta heqim vëmendjen nga problemet e përditshme të shoqërisë sonë. Duhet të solidarizohemi, të mblidhemi dhe të unifikohemi dhe të shpallim një armik. Ai është Edi Rama, është njeriu që po na largon nga ky vend dhe duhet ta largojmë. Boll më, nga këtej e tutje duhet protestë, duhet grevë, duhet revoltë dhe duhet largimi urgjent i Edi Ramës”, tha ai.

Sot Shqipëria përkujton Ditën Kombëtare të Rinisë, një nga datat më të rëndësishme të historisë së vendit, që shënon 35 vjet nga fillimi i lëvizjes studentore të vitit 1990, protestat paqësore që i dhanë fund regjimit komunist dhe hapën rrugën drejt demokracisë.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh dhe pedagogësh të Universitetit të Tiranës ndërmorën veprimin vendimtar, duke u bërë protagonistë të protestave që ndryshuan historinë e Shqipërisë. Ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës, duke mbledhur radhët e tyre qytetarë të shumtë, dhe me thirrjen simbolike “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, kërkuan pluralizëm politik, integrim europian dhe vendosjen e parimeve perëndimore të shtetit të së drejtës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑