Dita e Evropës, Xhaçka: Më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Dita e Evropës, Xhaçka: Më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Sot, më 9 maj shënohet Dita e Evropës. Kjo ditë lidhet me 9 majin e vitit 1950, kur ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, prezantoi deklaratën e tij historike, ku propozohej krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut.

Schuman lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për t`i bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut, që do të ishte themeli i parë konkret për një federatë të ardhshme evropiane.

Ky moment shënoi hapin e parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian.

Përmes një video-mesazhi përshëndetës në Ditë e Evropës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka shprese se sot Shqipëria është më afër se kurrë objektivit strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes procesit të hapjes së negociatave.

“Shqipëria dhe qeveria jonë ka arritur që përmes përpjekjeve titanike, të përmbushjen të gjitha prioritetet dhe kërkesave specifike, ku më madhorja është ajo e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Këto janë realizuar falë edhe konsensusit kombëtar të të gjithë shqiptarëve”, shprehet ministrja, teksa shpreh besimin se të gjithë kanë vullnetin politik për të punuar për këtë objektiv.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *