E Shtunë, 28 Nëntor 2026
Lajm i fundit
‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut “Më të afërt me Europën e bashkuar”, Rama uron shqiptarët për festën e 28 nëntorit Masa të shtuara sigurie në Vlorë për 28 Nëntorin, qindra forca policie dhe RENEA në terren
Aktualitet

Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 9-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.
Ndërkohë një numër qytetarësh janë mbledhur edhe në Shkodër, konkretisht poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar për të njëjtën kauzë.
Mjaft forca policie gjithashtu janë prezente, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.
Edhe Durrësi i rikthehet protestave pas dy ditëve ndërprerje nga zhvillimit i tyre në qytet, teksa është paralajmëruar për rritje të numrit të protestuesve. Me pankarta në duar dhe duke mbajtur fjalime, Durrësi ka mbledhur të moshuar, të rinj e fëmijë.
Për të katërtën ditë radhazi po zhvillohet protesta edhe në Korçë ku qytetarët janë mbledhur tek Katedralja Ngjallja e Krishtit, me flamuj dhe thirrje të vazhueshme

Qytetarë të Vlorës, po protestojnë në mënyrë paqësore kundër projektit të Zvërnecit. Me emërtime të fshatrave të Vlorës, flamurin Kuq e Zi si simbol kombëtar, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit. Thirrjet i janë drejtuar qeverisë shqiptare.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑