E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara U shkarkua nga Veliaj nga drejtimi i Kopshteve dhe Çerdheve, reagon Zhaneta Beqiri
Aktualitet

Digjitalizimi i Kadastrave, të moshuarit në Berat hasin vështirësi me aplikimin online

Mbyllja e sporteleve fizike në Kadastra, detyroi qytetarët që çdo informacion apo dokument që u nevojitet, të aplikojnë online. Kërkesat për certifikata pronësie, shit-blerje pasurie, apo kartelë pasurie, tashmë kryhen përmes internetit. Qëllimi, sipas kryeministrit Rama ishte shmangia e radhëve në pritje dhe lufta kundër korrupsionit. Por edhe procesi i digjitalizmit të kadastrave ka krijuar probleme sa i përket qasjes së qytetarëve. Në Berat, qytetarët që kërkojnë shërbime nga kadastra, hasin vështirësi për aplikimet online, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk dinë ta përdorin.

“Kemi hasur vetëm thjeshte pjesën e aplikimit online dhe për këtë shkak jemi detyruar të se është shumë i vështirë aplikimi me internet dhe kemi kaluat në një qendër interneti me pak lekë dhe i kemi mbyllur për te kadastra për aplikim për shtëpi”- shprehet qytetari. “Në aplikimet tona ne kemi pasur problematikën më shumë të mënyrës së aplikimit sepse ne jemi të moshuar dhe nuk arrijmë dot që të bëjmë aplikimin dhe s’kemi as telefona për të bërë një aplikim të tillë”- shton një tjetër.

Në sistemin FAST, qytetarët mund të marrin deri në 24 shërbime, por pagesa është sa dyfishi i faturës së përcaktuar për shërbimet. Gjatë muajve korrik dhe gusht, sistemi FAST-TRACK nuk funksionoi duke krijuar pakënaqësi edhe tek qytetarët.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑