Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kurti rrezikon paqen, i papërgjegjshëm – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kurti rrezikon paqen, i papërgjegjshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka raportuar në parlament për dialogun me Kosovën. Vuçiç tha se nuk është koha për pritshmëri të larta nga negociatat, ndërsa u shpreh kundër një konflikti të ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Serbisë nënvizoi se diçka e tillë dëmton serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti serb shtoi se në takimin e fundit në Bruksel, pa në anën tjetër të tryezës “njerëz të papërgjegjshëm, që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Gjithashtu theksoi se qeveria e Albin Kurtit nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij. Ndër të tjera nënvizoi se nuk e di saktësisht çfarë kompromisi mund të arrihet mes palëve, por tha se duhet punuar sëbashku për ta arritur atë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *