Dhurata për shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, Stop mendon për fëmijët!

“Stop” dhe Shoqata “Rreze Jete” kanë dhuruar vegla muzikore në Shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe Institutin e nxënësve, që nuk shikojnë. Zhuljeta Veizaj tregon, se është menduar për një ndihmë ndryshe me veglat muzikore.

Në Shtëpinë e fëmijës kanë cuar një piano dhe një kitarë, që fëmijët të mund të kalojnë kohën e lirë. Drejtori Emiljano Lule falenderon emisionin “Stop” dhe Shoqatën Rreze Jete dhe thotë, se muzika është ajo, që u plotëson shqisën e munguar fëmijëve, që nuk shikojnë.

Të Fundit