Policia e Shtetit ka reaguar këtë të martë në lidhje me dhunën që kanë ushtruar tre persona të maskuar ndaj një mjeku në Mirditë.
Sipas policisë, është dhunuar mjeku M. P., 50 vjeç, ku dyshohet se është goditur për motive të dobëta, të cilat nuk lidhen me profesionin e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 08:30, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas administrimit të informacionit të siguruar në rrugë operative për dhunimin e një shtetasi në fshatin Konaj, Mirditë, kanë nisur menjëherë hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi M. P., 50 vjeç, banues në Mirditë, me profesion mjek, është dhunuar fizikisht gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Po nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si mjek.
Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.



