Dëshmi të reja në Stop për mësuesin- Zhigolo të Fierit, Agron Bego dhe emra mësuesish të tjerë.

Të tjera dëshmi për abuzimet e mësuesit-Zhigolo të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Emisioni “Stop” pritet të transmetojë sonte me zë dhe figurë, rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Bego, por edhe disa kolegë të tij të së njejtës shkollë.

Si ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset.

Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i konfidoi, se kishte punuar edhe Zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të 99-tave. Madje profesori Bego  e “këshillonte” vajzën të mos bënte seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Në fund ai pohonte, se e kishte dashnoren më të re, se vajza në fjalë.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti i tij po hetohet nga prokuroria.

 

 

Të Fundit