Zjarret në Krujë gjatë natës, ministri Nufi: Forcat e Armatosura në terren për mbrojtjen e banorëve dhe pronës

Zjarret në lagjen Abaze të Krujës kanë vijuar edhe gjatë natës, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe strukturat e emergjencave.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Forcat e Armatosura ndodhen në terren në mbështetje të operacionit për përballimin e flakëve, frenimin e përhapjes së zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës.

Njoftimi i plotë:

Në kushtet e një situate jo të lehtë në lagjen Abaze në Krujë, Forcat tona të Armatosura janë në këta momente në terren në mbështetje të operacionit në përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës.

Efektivët po punojnë krah për krah me strukturat e tjera të emergjencave, për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbajtur nën kontroll situatën.

Në çdo situatë në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë së tyre, si ne Krujë, si në Lurë, Mallakastër, Vaun e Dejës, Mirditë, si edhe në Priskë/Daias/Farkë, ku falë ndërhyrjes së të gjithë efektivëve zjarrfikës të strukturave vendore dhe atyre të Forcave të Armatosura kemi në shkallë kombëtare një situatë që po menaxhohet, pa rrezik për jetën dhe banesat e qytetarëve

Të Fundit