Denoncimi i “STOP”, përjashtohen dy efektivët e policisë

U denoncuan në STOP duke marrë ryshfet

Këta 2 efektivë policie të komisariatit 6 në kryeqytet janë përjashtuar përgjithmonë nga uniformat blu. Inspektorët e patrullës së përgjithshme, Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia, u fiksuan nga kamerat e fshehta të emisionit investigativ Stop, duke u marrë ryshfet çifteve që ndalonin makinat në periferi të Tiranës. Ka qenë denoncimi i një qytetari që nisi gjithçka.

Djali: Mendoje vetë, tha. Kisha ca lekë në xhep aty, s’e mbaj mend se sa 40 a 35 mijë lekë, s’e mbaj mend mirë tani, aq sa kisha ua dhashë.

Vajza: Efektivët kërkuan ryshfet. Sigurisht që morën dhe unë nga kjo u habita.

Pas këtyre denoncimeve u angazhua një kamera e fshehtë e Stop që vërtetoi akuzat.

Efektivi i policisë: Na sill ndonjë kafe dhe ik!

Agjenti i “Stop”: Të të jap ndonjë njëzetëshe, se nuk kam shumë!

Efektivi i policisë: Ik! Lëviz, që këtej, se do vijë shërbimi tjetër dhe…

Për rastin ka nisur një hetim i thelluar disiplinor ndaj një nënkomisari dhe shefit të rendit në këtë komisariat. Edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast.

Tv Klan

Të Fundit