“Dënimi i Sali Berishës, nuk më lumturoi”, Elisa Spiropali: Këmbanat kanë rënë për të gjithë.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend ka komentuar vendimin e publikuar një ditë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, që e shpalli ‘non grata’ Sali Berishën dhe familjen e tij.

“Dënimi moral kapital i Sali Berishës nga aleati më i madh strategjik nuk më lumturoi aspak, përkundrazi provoi keqaredhje të thelë që tmerre e turpe të tilla kanë ndodhur në vendin tim.

Keqardhje që zullumet e ish presidentit e ish kryeministrit të vendit tim, familjes së tij dhe aleatëve të tij politik mbushën botën anembanë.

Deliri i Berishës për madhështi u zhbënë nën trysninë e dukurive të padenja të rrethit të tij klientelist për të marrë e për të vrarë.

Keqardhje që antikomunizmi diletant i Sali Berishës isht krejt identik e ngjante me zellin kriminal komunist për t’i bërë gropën armikut të jashtëm e të brendshëm.

Nën hyqmin e Sali Berishës asnjë drejtues politik e asnjë përfitues biznesi s’mbajti përgjegjësi për Gërdecin, për 21 janarin, nakatosjen në këto krime deri të prokurorëve e gjykatësve të kontrolluar kryekrejt që u çonte isharete “ky është i imi guxoni prekeni”.

Ndieva keqardhje që sillet në vëmendje retorika që ka përdorur për mbrojtjen e aleatëve nga hetimet, aleati më i madh dihet kush është”,  u shpreh
Spiropali.

Duke komentuar deklaratën e PD, kryedemokratit Lulzim Basha mbi vendimin e DASH, Spiropali theksoi se “reagimi i Bashës që s’po di nga t’ja mbajë e PD që s’po gjen derman ishte për të qeshur e për të qarë”.

Ata që s’kanë lënë kundërshtar pa shpallur kriminel e trafikant pa asnjë prove sot duan prova nga DASH për vendimin e shpallur botërisht.

Reagimi i Bashës që duket i shkruar me bojën e Berishës, prova që Sala e Luli janë krijesa sinbiotike që vështirë se gjallojnë jashtë njëri tjetrit.

Aleatët e zullumeve s’do kenë nga t’ja mbajnë. Këmbanat kanë rënë për të gjithë, për ata që dëgjojnë e jo, për ata që shohin e jo, ata që kuptojnë e jo, asnjë nuk e merr dot peng të ardhmen e Shqipërisë“, u shpreh Spiropali.

Të Fundit