E Diel, 29 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Tiranë, hodhi molotov në drejtim të policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari 29 Nëntori, Rama uron shqiptarët për Ditën e Çlirimit ‘Shfaqet’ Lulzim Basha, merr pjesë në pritjen e Begajt për 114-vjetorin e Pavarësisë Berisha: Rama përdori të gjitha mjetet kundër protestuesve Demo thirrje qytetarëve pas protestës: Të bashkohemi kundër dhunës, Shqipëria është e të gjithëve 114-vjetori i Pavarësisë, Begaj mesazh protestuesve: Dialogu është rruga, dhuna nuk është zgjidhje New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan Nisin tensionet në protestën kombëtare, protestuesit godasin disa institucione gjatë marshimit drejt Kryeministrisë 28 Nëntori, liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkë në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut
Aktualitet

Dëmtohet rëndë rruga në Gjinar të Elbasanit

Një tjetër shembje rruge është regjistruar, këtë herë në Qarkun e Elbasanit. Rruga pranë liqenit të Gjinarit, një nga pikat më strategjike për turizmin malor në bashkinë e Elbasanit, po përballet me një degradim të rëndë infrastrukturor.

Reshjet e fundit dhe paqëndrueshmëria e terrenit kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave, duke dëmtuar rëndë shtresën asfalti dhe duke krijuar disnivele të rrezikshme për qarkullimin.

Aksi, i cili sipas kontratave në fuqi duhet të mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction”, aktualisht paraqet një kërcënim serioz për sigurinë rrugore. Ky segment është jetik për banorët e zonës, pasi shërben si arterie kryesore që lidh disa fshatra të Gjinarit me qytetin.

Çdo ditë, dhjetëra automjete private dhe mjete transporti kalojnë në këtë pjesë ku asfalti është i thërrmuar, duke rrezikuar jo vetëm dëmtimin e mjeteve, por edhe jetën e pasagjerëve.

Gjinari, i shpallur si fshat turistik, po vuan pasojat e një infrastrukture gjysmë-funksionale. Ekspertët e mjedisit dhe banorët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet në kohë për stabilizimin e terrenit, kostoja e riparimit do të jetë shumë më e lartë në të ardhmen.

Komuniteti i zonës kërkon masa të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Me afrimin e sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i vizitorëve vendorë dhe të huaj drejt Gjinarit rritet ndjeshëm, rehabilitimi i këtij aksi është i domosdoshëm.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑