Deklarata e fortë e Joe Biden: Besoj që Vladimir Putin është një vrasës! Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni…

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka lëshuar së fundmi një deklaratë të fortë, duke u shprehur se beson që Vladimir Putin është një vrasës.

Deklarata e Biden-it është bërë gjatë një interviste për ABC News, e cila pritet të publikohet së shpejti.

I pyetur nëse ai beson se Putini është një “vrasës” në një intervistë të regjistruar Biden u përgjigj: “Po, besoj”.

“Çmimin që ai do të paguajë, do ta shihni shpejt,” tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu Biden u ndal edhe te kriza e emigrantëve të paligjshëm në kufirin me Meksikën.

“Emigrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj!”.

Presidenti amerikan tha se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend.

“Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve”, tha ai.

Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden tha se “po, kjo mund të ndodhë”.

Të Fundit