“Covid kurohet me barna” Facebook i pezullon llogarinë presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro

Facebook ka pezulluar llogarinë personale të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro, pasi ky i fundit pretendoi, pa fakte shkencore, se COVID-19 mund të mjekohej me barna bimore.

Maduro pretendoi në janar se një tretësirë barishteje trumzë mund të shëronte ndërlikimet shëndetësore që shkakton COVID-19. Tashmë pas pezullimit, presidenti i Venezuelës nuk do të mund të postojë gjë në Facebook për së paku 30 ditë.

Gjigandi i rrjeteve sociale deklaroi se udhëheqësi amerikano-latin ka thyer disa herë politikën e saj kundrejt informimit për pandeminë dhe coronavirus-in.

Kështu Maduro i bashkohet presidentëve të tjerë si ai i SHBA-së Donald Trump, dhe ai i Brazilit, Jair Bolsonaro, të cilët kanë pësuar pezullime të llogarive për shkak të qëndrimeve të tyre ndaj COVID-19 në rrjetet sociale.

Vitin e shkuar Facebook i fshiu një video presidentit Bolsonaro pasi ky i fundit pretendoi se hidro-oksi-klorokina mund të trajtonte me “efekt të plotë” COVID-19, ndërsa presidenti Trump pretendoi se “COVID-19 është më pak vdekjeprurës se gripi i zakonshëm”.

Të Fundit