Çifti nga Kosova bëhet me trinjakë, komuna i jep 1 mijë euro shpërblim

Më 19 shtator 2023, çifti Flamur dhe Flora Limani nga qyteti i Rahovecit, kanë lindur trinjakë: djali Diori dhe dy vajza, Dorela dhe Denisa.

Të lindësh trinjakë me siguri nuk duhet të jetë e lehtë por po ashtu është edhe një emocion i veçantë për prindërit.

Me shumë kënaqësi, sot vizitova Florën dhe Flamur Limanin, të cilët ditë më parë u bënë prindër të trinjakëve, Diorit, Dorelës dhe Denisës.

Vështirë se ka një ngjarje që mund të krahasohet me lindjen e fëmijëve. Është një moment gëzimi, emocioni dhe dashurie të pafund. Ardhja e një foshnjeje në jetë është një ngjarje e bukur që ndërron kahet e jetës së prindërve dhe krijon kujtime të panumërta, të paharrueshme, por ardhja në dritë e fëmijëve trinjak është unike. Është një moment shprese teksa lind një brez i ri, që bart premtimin e një të ardhmeje plot mundësi dhe potencial. Lindja e fëmijëve është një moment kur ndihet vetë mrekullia e jetës dhe na kujton se sa e çmuar është ajo.

Flora dhe fëmijët gëzojnë shëndet të plotë dhe i urova t’i kenë gjithë të mirat në jetë.

Të Fundit