Vdes në moshën 66 vjeçare vrasësi serial kolumbian, rrëfeu se kishte vrarë më shumë se 190 fëmijë

Një nga vrasësit serialë më të këqinj të fëmijëve në botë, Luis Alfredo Garavito nga Kolumbia, i njohur gjithashtu si “Përbindëshi i Genovas”, vdiq të enjten gjatë vuajtjes së dënimit, në moshën 66-vjeçare, njoftuan autoritetet e burgut. Garavito ka rrëfyer se kishte vrarë më shumë se 190 fëmijë.

I burgosur që nga viti 1999 pasi u arrestua për tentativë për rrëmbim fëmijësh, ai vdiq në moshën 66-vjeçare në një klinikë në veri të vendit për shkak të “patologjive të shumta”. Në maj, mediat kolumbiane raportuan se ai vuante nga kanceri dhe leucemia. Luis Alfredo Garavito u dënua me 1853 vjet burg.

Por në përputhje me ligjin kolumbian u konfirmua se dënimi që duhej të vuante ishte 40 vjet, koha maksimale e lejuar nga drejtësia në atë kohë. Ai pati rrëfyer se kishte vrarë fëmijë nga mosha 8 deri në 16 vjeç, kryesisht nga familje me të ardhura të ulëta, të cilët i rrëmbente duke u paraqitur si murg, person i pastrehë ose shitës ambulantë.

Të Fundit