Çfarë është PS (Public Square) platforma “instagramore” e Bushatit me të rinjtë

Nuk është një lëvizje politike. Të paktën nga ajo që u tha dhe pamë në Insta-live të ish-ministrit socialist bëhej fjalë për një format komunikimi virtual me rë rinjtë.

Bushati e sqaroi gjërë e gjatë pse e ka pagëzuar me këtë emër, që merr shkas nga Athina e vjetër e deri tek sheshi publik i sotëm që ka shumë kuptime. Sheshi ku takohen njerëzit, por në sheshe marrim edhe vendime të forta e deçizive. Një shesh për të komunikuar, por edhe provokuar ide e qëndrime.

Public Square tha Bushati i pëlqen edhe nga akronimi i PS, “sepse unë jam socialist dhe do ju flas si socialist. Do të jem në mënyrë periodike në komunikime me të rinjtë, sepse dua që të dëgjojmë njëri-tjetrin. Unë mendoj se korrigjimi do ë bëjë më të fortë edhe PS. Por, sidomos

PS tonë (platformën në Instagram që quhet Public Square) dua ta mbajmë “bio” dhe pa regji e improvizime.

Të jemi dakord që të mos biem dakord këtu në sheshin tonë, dhe sidomos mos të kalojmë në banalitet”– tha Ditmir Bushati në fillim të komunikimint “live” me të rinjtë.

Të Fundit