Jemi ndalur në Cërrik dhe rasti, që transmetojmë sot, ka nevojë për vëmendjen e të gjithëve. Hamide dhe Shefit Pëllumbi janë nënë e bir dhe të dy e kanë të pamundur të flasin, të lëvizin dhe të kujdesen për njëri tjetrin.Tomorr Feza është një banor i lagjes, i cili kujdeset për Hamiden dhe Shefitin. Ai tregon, se nëna është e paralizuar prej gjashte vitesh, ndërsa djali prej disa muajsh. Djali ka qenë në Greqi me gjithë familjen. Është divorcuar dhe më pas ka rënë nga skela.Tomorri thotë, se ata kanë vetëm një pension 170 mijë lekë, me të cilin duhet të blejnë ushqime, pampersa, ujë e drita. Asnjë nga institucionet nuk ka ardhur t’i shohë dhe pervec pensionit nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Shtëpia e tyre është në gjendje shumë të keqe dhe tavani është duke rënë. Ne lidhemi në telefon me kryetarin e Bashkisë Cërrik, Andis Alla, por ai shprehet, se e ka axhendën të zënë dhe është nëpër mbledhje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]