E ka nisur me një batutë kryeministri Edi Rama fjalën e tij në ceremoninë e nderimit për kampionen Luiza Gega. Rama tregoi para të pranishmëve se Gega mundi një gjermane, duke e lënë pas në garën me pengesa, ndërsa me ironi kujtoi deklaratën e dikurshme të paraardhësit të tij, Sali Berisha në Kryeministri. Sipas Ramës, dikur thuhej se “jemi të dytët, pas Gjermanisë”, ndërsa shtoi se në atë sallë për herë të parë Gjermania është sot pas Shqipërisë.
“Kjo arritje të lë pa fjalë. Më vjen mirë që rastësia e deshi që sot unë të prezantohesha edhe me ambasadoren e re të BE në Shqipëri, të cilës i kërkova të qëndrojë për të kementuar një kampione europiane që mundi një gjermane. Nuk na ndodh shpesh që të lëmë pas Gjermanisë. Para ca kohësh dikuh thotë jemi të dytët pas Gjermanisë. Por sot në këtë sallë, Gjermania është e dyta pas Shqipërisë”, tha Rama.