“Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”, Kim: Në ’91 populli shqiptar kaloi përtej errësirës

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e diplomates Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Ekziston një thënie që përdoret pothuajse në çdo vend të botës: “Ç’do të mbjellësh, do të korrësh”. Më shumë se njëqind vjet më parë, kur Lufta e Parë Botërore përfundoi, një farë u mboll në rrënojat e luftës – ishte ideja që kombet kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre dhe se Shqipëria duhet të ekzistojë si një shtet sovran, i pavarur. Ajo farë u mboll së bashku me një tjetër, të cilën e kemi qëkur lindim – idenë se njerëzit duhet të jenë të lirë, se ne zotërojmë disa të drejta, se secili prej nesh meriton dinjitet… Në vitin 1991, populli i Shqipërisë kaloi përtej asaj errësire. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit – ose AADF – ishte një prej atyre farave”. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në Ceremoninë për Festimin e 100 Vjetorit të Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Lexoni fjalën e plotë të Ambasadores: https://bit.ly/3eqfm18”-shkruan Ambasada Amerikane.

Të Fundit