Një borxh prej 10 mijë Eurosh që një mik i ka bashkëshortit të saj ka sjellë një çift në “Shihemi në Gjyq”. Eriselda, e zbuloi këtë borxh që në fakt është dhënë kohë përpara se ajo të njihej me Visin dhe tani pyet bashkëshortin pse nuk ia ka treguar më parë pasi fillimisht dyshoi se e tradhtonte.
Visi i thotë se nuk ka dashur ta shqetësojë për një çështje të tillë dhe se dashuria e tij nuk duhet të vihet në dyshim nga ana e saj sepse ai u kthye nga emigracioni vetëm për të dhe çdo përpjekje e tij i kushtohet jetës së tyre.
Megjithatë, Eriselda ngul këmbë në të sajën dhe i kërkon që t’i marrë mbrapsht paratë që i ka borxh shoku i tij, Nikola Zharri sepse janë pagesa e mbetur e shtëpisë së çiftit. Kjo shtëpi, e prenotuar prej tyre dhe që është blerë me një kontribut të madh nga familja e Eriseldës dhe kursimet e Visit, është shqetësimi më i madh i çiftit. E gjithë kjo situatë e krijuar mes tyre e ka bërë Eriseldën ta përzërë Visin nga shtëpia.