Rasti, që trajtojmë sot na con në burgun e Fushë-Krujës.Azem Rexhepi, është 30 vjec. Prej 10 vitesh ai ka punuar në Burgun e Fushë Krujës.Më 9 prill 2021, me një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Azem Rexhepi shkarkohet nga puna, si nëninspektor i këtij burgu, me motivacionin “Për shkelje shumë të rënda të rregullave të shërbimit”.Një skenar i sajuar i Drejtorisë së Burgut të Fushë Krujës, bëri që ndaj këtij punonjësi, gjatë kryerjes së shërbimit, t’i bëhej një kontroll fizik, sepse dyshohej, se ai i kishte marrë një mjet të ndaluar një punonjësi tjetër.Nga kontrolli nuk u gjet asgjë. Por masat nuk u ndalën. Azem Rexhepin e akuzuan, se kishte kanosur fizikisht specialistin e policisë, Myrteza Mehmetaj, kur ai së bashku me grupin e kontrollit kryen procedurat përkatëse.Në një regjistrim me kamera të fshehtë, specialisti i policisë së burgut, Myrteza Mehmetaj, shprehet, se i është bërë presion dhe është detyruar të deklarojë, se është ndjerë i kërcënuar dhe i kanosur nga punonjësi Azem Rexhepi.
- +355 67 220 8888
- [email protected]